Regjistrohu për info

Arkivi

Prill 2015
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Ministri Hoxhaj priti Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursë, Fahrettin Gülener

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të udhëhequr nga Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Bursë, Fahrettin Gülener.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj ka njoftuar delegacionin e Komunës së Bursës për progresin në Kosovë, forcimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe perspektivën e fuqishme euro-integruese të Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Turqisë, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes në fusha të ndryshme, veçanërisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke shprehur bindjen se në këtë drejtim një ndihmë të madhe do të japë edhe Konsulli i Nderit i Kosovës, Fahrettin Gülener.

Në anën tjetër, Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Bursë, Fahrettin Gülener, vlerësoi lartë progresin e madh që po ndodhë në Kosovë në vazhdimësi, duke shprehur vullnetin e tij për të kontribuuar në fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve të Kosovës dhe Turqisë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier viziton nesër Kosovën

27.04.2015

Prishtinë, 27 prill 2015 - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Frank-Walter Steinmeier, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës nesër, e martë, 28 prill 2015.më shumë

Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, korniza më e mirë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

27.04.2015

Prishtinë, 27 prill 2015 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti në një takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni (BDI), Ali Ahmeti.më shumë