Follow us on:

Ministri Hoxhaj priti Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursë, Fahrettin Gülener

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të udhëhequr nga Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Bursë, Fahrettin Gülener.

Ministri Hoxhaj ka njoftuar delegacionin e Komunës së Bursës për progresin në Kosovë, forcimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe perspektivën e fuqishme euro-integruese të Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Turqisë, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes në fusha të ndryshme, veçanërisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke shprehur bindjen se në këtë drejtim një ndihmë të madhe do të japë edhe Konsulli i Nderit i Kosovës, Fahrettin Gülener.

Në anën tjetër, Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Bursë, Fahrettin Gülener, vlerësoi lartë progresin e madh që po ndodhë në Kosovë në vazhdimësi, duke shprehur vullnetin e tij për të kontribuuar në fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve të Kosovës dhe Turqisë.

Zëvendëskryeministri Thaçi: Marrëveshja me Maqedoninë për kalimin e kufirit me letërnjoftim, lehtësim për qytetarët dhe biznesetZëvendësministri Selimi takoi homologen nga Maqedonia, Dragana KiprijanovskaZëvendëskryeministri Thaçi priti emisarin e Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Shtefan FyleShpallet juria e edicionit të sivjetmë të #InstaKosova, gara mbetet e hapur deri më 10 shkurt