Sot në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Sot, (E enjte, 8 nëntor 2012) në Prishtinë fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë Britanike dhe asaj Norvegjeze si dhe të Këshillit Britanik në Kosovë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Punimet e Konferencës fillojnë në ora 15:30 në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë.

Mirëpo, paraprakisht, sot, e enjte, në ora 11:00 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në Sallën P-32, zhvillohet një konferencë për medie, ku do të jepen detaje rreth agjendës si dhe do të flitet për qëllimet dhe objektivat e Konferencës Ndërkombëtare “Germia Hill”.

Në konferencën për medie, do të paraqiten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ian Cliff, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu si dhe Drejtoresha Ekzekutive e British Council në Kosovë, Arjeta Emra.

Ftojmë përfaqësuesit e medieve të ndjekin këtë konferencë, në të cilën do të pajisjen edhe me agjendën e plotë dhe listën e pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”, e cila do të zhvillohet nga data 8 deri më 10 nëntor në Prishtinë, ku do të marrin pjesë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF.

Në konferencë po ashtu do të shpaloset edhe bursa Martti Ahtisaari,

Për më shumë informata, përveç webfaqes së MPJ-së, mund të na ndiqni në Facebook - Ministry of Foreign Affairs - Republic of Kosovo, si dhe në Twitter - @germiahillconf.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit...më shumë