Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Ministri Hoxhaj priti Ndihmës-Presidenten e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy

Prishtinë, 7 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi sot një takim me Ndihmës-Presidenten e Republikës Arabe të Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj e njoftoi Ndihmës-Presidenten egjiptiane për progresin e vazhdueshëm në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj shprehu përkrahjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përpjekjet e popullit egjiptian për transformimin politik e shoqëror që ka ndodhur vitet e fundit, duke përshëndetur ndryshimet që po ndodhin në Egjipt, pas revolucionit.

Ministri Hoxhaj duke folur për miqësinë e kamotshme ndërmjet dy popujve tanë, vlerësoi shkëmbimet që po zhvillohen ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se Republika e Kosovës pret njohjen nga Egjipti.

Në këtë kontekst, Hoxhaj tha se njohja nga Egjipti do të ketë rol të rëndësishëm për fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe do të ishte një hap i cili do të rriste e fuqizonte edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona.

Në anën tjetër, Ndihmës-Presidentja e Republikës Arabe të Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, foli për zhvillimet në Egjipt në periudhën e formimit të institucioneve dhe ndryshimeve të gjithëmbarshme.

Ajo theksoi se rrethanat dhe qasja e re e Egjiptit do të kenë efekte edhe në raportin e këtij shteti me rajonin e Ballkanit dhe Kosovën.

Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy shfaqi shpresën se pavarësia e Kosovës do të njihet së shpejti nga ana e Egjiptit.

Prapa

Stay Connected with MFA

Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e El Salvadorit

18.10.2014

Nju Jork, 18 tetor 2014 – Në një ceremoni të organizuar në hapësirat e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet...më shumë

Hoxhaj priti ambasadoren belge, të lëvizet shpejt me MSA-në dhe vizat

15.10.2014

Prishtinë, 15 tetor 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, Anick Van Calster.më shumë