Regjistrohu për info

Arkivi

Mars 2015
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Mbi 100 pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 6 nëntor 2012 – Nga data 8 deri më 10 nëntor 2012 në Prishtinë zhvillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrës këtë vit do të jenë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF.

Mbi 100 diplomatë, editorë, ekspertë të politikës së jashtme nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afrika, do të takohen në edicionin e dytë të Konferencës “Germia Hill”, për të diskutuar për temën: “E ardhmja e Marrëdhënieve Transatlantike: Evropa Juglindore dhe përtej”.
 
Pas debateve të cilat do të zhvillohen rreth marrëdhënieve transatlantike, zhvillimeve dhe perspektivave në Evropën Juglindore dhe aspekte të tjera që lidhen më këto tema, politikbërësit e nivelit të lartë, analistët porminentë dhe ekspertë e gazetarë nga Evropa, Amerika, vendet e Ballkanit Perëndimor e Turqia, të cilët do të marrin pjesë këtë vit, pritet të formulojnë rekomandime se si të përmirësohet dhe avancohet bashkëpunimi transatlantik.

Pas suksesit të madh të konferencës së parë inauguruese “Gërmia Hill”, e zhvilluar në nëntor 2011, këtë vit kjo ngjarje, pritet të ketë rol edhe më të fuqishëm në rritjen e interaksionit të aktorëve të politikës së jashtme kosovare me ata botërorë, mundësi të reja të lobimit me rrjete organizatash nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe pjesëmarrje aktive të Kosovës në debatet e sotshme të politikës së jashtme në Evropë dhe më gjerë.

Lidhur me agjendën e Konferencës, si dhe paraqitjet publike të organizatorëve, të cilat do të zhvillohen nga data 8 deri më 10 nëntor, do të njoftoheni nesër.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi thotë se roli i Gjermanisë është jetik për Ballkanin

02.03.2015

Berlin, 2 mars – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Hashim Thaçi, ka mbajtur takime me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, dhe zyrtarët të tjerë të lartë të...më shumë

Thaçi në Berlin, ekonomia prioritet

01.03.2015

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij gjerman, për dy ditë radhazi do të qëndrojë në Berlin. më shumë