Ministri Hoxhaj dënon sulmin mbi misionin amerikan në Bengazi të Libisë

Prishtinë, 12 Shtator 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka ngushëlluar Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pas sulmit mbi misionin amerikan në Bengazi të Libisë, ku bëhet e ditur se kanë mbetur të vdekur Ambasadori amerikan Christopher Stevens, Zyrtari i Shërbimit të Jashtëm, Sean Smith dhe dy njerëz të tjerë.

Në telegram, Ministri Hoxhaj shpreh pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë lajm, duke theksuar solidaritetin e plotë të institucioneve dhe popullit të Kosovës me popullin dhe autoritetet amerikane si dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi terrorist.

Në telegram, Ministri Hoxhaj e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë sulm të tmerrshëm të kryer mbi misionin amerikan, duke shprehur besimin se kryerësit e tij do të gjenden dhe të marrin ndëshkimin e merituar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë