Hoxhaj dhe Reichel nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim kulturor Kosovë–Gjermani

Prishtinë, 12 Shtator 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel kanë nënshkruar të mërkurën Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje e rregullon dhe është një kornizë e mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë kulturor  ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, ku fokusi kryesor i bashkëpunimit përfshinë fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike, mediet, filmit, fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve duke shkuar deri te bashkëpunimi në fushën e gërmimeve arkeologjike dhe ruajtja e mbishkrimeve e dokumenteve historike që mund të gjenden në dy vendet tona”, bëri të ditur Hoxhaj.

Ai po ashtu tha se ka zhvilluar edhe një takim përshëndetës me Ambasadorin e deritashëm të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, i cili së shpejti do të largohet nga Kosova.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për punën dhe përkrahjen e fuqishme që Ambasadori Reichel ka dhënë gjatë kësaj periudhe për Kosovën. 

Në këtë aspekt, ai ka theksuar qasjen dinamike të Ambasadorit për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen e tij për proceset integruese të Kosovës.

Në anën tjetër,  Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, është shprehur shumë i kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar.

Sipas tij, kjo marrëveshje mundëson dhe është një kornizë e re e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke bërë të ditur se kjo marrëveshje zëvendëson marrëveshjen ndërmjet Gjermanisë dhe ish-RSFJ-së të vitit 1969.

“Kjo është një shenjë tjetër se si ne synojmë të promovojmë Kosovën si një shtet i pavarur, siç është në të vërtetë, dhe një shtet i pavarur pa mbikëqyrje që është tani”, tha Reichel, duke shprehur kënaqësinë që kjo është marrëveshje a parë që Kosova nënshkruan pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Ambasadori Reichel ka bërë të ditur se po largohet nga Kosova me kujtimet më të mira. 
 
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për medie po ashtu ka bërë të ditur se MPJ gjatë muajve korrik dhe gusht ka punuar në hartimin e një dokumenti të ri strategjik, i cili synon mbi të gjitha të adresojë në çfarë forme duhet që Kosova pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të punojë dhe të lobojë sa i takon njohjes së plotë ndërkombëtare.

“Kemi pas disa ekspertë ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë, së bashku me disa ekipe tonat në MPJ të cilët kanë ardhur në përfundim që ne do të duhet t’i qasemi në mënyrë më aktive dhe ta shfrytëzojmë momentumin e ri të krijuar me 10 Shtator, pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe në këtë drejtim do të kemi shumë hapa konkret”, tha ai.

Por, përveç fushës së njohjeve, Hoxhaj tha se MPJ është e interesuar ta shtyjë fuqishëm agjendën evropiane të Kosovës si dhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale, evropiane dhe globale.

“Promovimi i interesave ekonomike të Kosovë dhe një agjendë e fuqishme lobuese që shumë shtete të investojnë në Kosovës është gjithashtu një prej prioriteteve tona të para”, tha Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë