Hoxhaj-Panariti: Agjendë të fuqishme lobuese për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 11 Shtator 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edmond Panariti kanë bërë të ditur të martën në Prishtinë se qeveritë e dy shteteve do të ndërmarrin një fushatë të fuqishme lobuese për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Pas takimit të zhvilluar në margjina të konferencës “ Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, Ministri Enver Hoxhaj tha se MPJ e Kosovë dhe ajo e Shqipërisë do të forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin dhe koordinimin sa i takon përmbylljes së plotë të procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

“Të dy ne si ministra jemi të vendosur që ta shtyjmë një agjendë shumë agresive, shumë dinamike lobuese dhe e falënderova ministrin për vizitat në pjesë të ndryshme të botës, ku në mënyrë publik dhe zyrtare e ka shtuar kërkesën që këto shtete ta njohin Kosovën”, tha Hoxhaj.

Ai ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës karshi të gjithë lidershipit institucional e politik të shtetit shqiptar, për punën po bëjnë në fushën e lobimit, për të cilët, siç tha Hoxhaj, njohja e plotë e Kosovës është një prioritet.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka informuar Ministrin Panariti për ditën historike dhe për ngjarjen madhore në të cilën ndodhet Republika e Kosovës, një ditë pas marrjes së vendimit që të largohet mbikëqyrja ndërkombëtare.

“Kjo ngjarje pa dyshim do t’i ndryshojë perceptimet tona se si ne e shohim Republikën e Kosovës, si e shohim veten tonë, por një ngjarje e cila do t’i ndryshojë edhe botëkuptimet dhe pikëpamjet se si të tjerët do ta shohin Republikën e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka uruar popullon dhe autoritete e Kosovës për ngjarjen historike të heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur mbi Kosovën.

“Është një dëshmi e konsolidimit dhe e forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës, e kapaciteteve të plota të shtetit të ri të Kosovës për të ushtuar pa asnjë kufizim administrimin në të gjithë territorin, me sovranitet të plotë në tërë territorin”, tha Panariti.

Ai theksoi se kjo ngjarje është dëshmi e projektimit të vendosur të shtetit të ri të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe se dëshmi për këtë janë pa dyshim marrja e udhërrëfyesit për heqjen e vizave dhe studimi i fizibilitetit për marrëveshjen e asocim-stabilizimit.

“Këta janë hapa të jashtëzakonshëm cilësor që keni bërë në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor, konsolidimit të institucioneve dhe drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Panariti.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha po ashtu se Shqipëria dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin për t’i avancuar këto arritje të jashtëzakonshme, e sidomos për të bërë akoma më shumë në bashkëpunim dhe mirëkoordinim midis dy shteteve, për zgjerimin e hartës së njohjeve të reja për Kosovën.

“Për të bërë të mundur që Kosova të përfaqësohet denjësisht në institucionet ndërkombëtare me qëllim final edhe anëtarësimin e saj në OKB”, deklaroi Ministri Edmond Panariti.

Hoxhaj dhe Panariti po ashtu kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe kanë bërë të ditur se komisionet për bashkëpunim ekonomik të të dyja shteteve do të takohen gjatë kësaj vjeshte, dhe se puna e tyre do ta fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë