Ministri Hoxhaj i uroi mirëseardhje në Kosovë Presidentit Martti Ahtisaari

Prishtinë, 10 Shtator 2012 - I ftuari i nderit i Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Presidenti Martti Ahtisaari, ka arritur në Kosovë.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Presidenti Ahtisaari, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje Presidentit Ahtisaari duke shprehur konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj u ka uruar mirëseardhje në Kosovë edhe z. Frank Wisner, z. Wolfgang Ischinger dhe shumë personaliteteve të larta ndërkombëtare të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në këto ngjarje historike për Republikën e Kosovës. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë