Autoritetet turke mirëpresin hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Stamboll

Prishtinë, 13 Gusht 2012 – Qeveria e Republikës së Turqisë, ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.
Shkarko me rezolucion më të madh

Përmes kanaleve zyrtare, Qeveria turke ka njoftuar se e mirëpritet vendimin e institucioneve të Kosovës për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në qytetin e Stambollit.

Në këtë mënyrë, Qeveria turke është pajtuar për hapjen e misionit konsullor të Kosovës në këtë qytet, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet e tjera shtetëror që merren me politikën e jashtme, do të ndërmarrin të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin me rëndësi shumë të madhe politike, diplomatike dhe ekonomike të Turqisë.

Vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, ka qenë temë e bisedave dhe kontakteve të shpeshta të kohëve të fundit që Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pasur me udhëheqës të ndryshëm të institucioneve dhe diplomacisë turke.

Hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Stamboll shënon edhe një hap të rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë e ofrimit të shërbimeve konsullore për qytetarët kosovarë.

Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, pas funksionalizimit të plotë, përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë në Turqi, do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme konsullore për bashkatdhetarët në një pjesë të Azisë dhe Afrikës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë