Republika e Surinameve njeh pasaportat e Kosovës

Prishtinë, 13 Gusht 2012 – Republika e Surinameve ka marrë vendim për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

Vendimi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë, i ka dërguar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë.

Në letër bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës mund të udhëtojnë në Suriname, pas pajisjes me vizë.

Njohja e dokumenteve nga Suriname dhe shtete të tjera të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë kosovare për avancimin e qëndrimeve të këtyre shteteve, drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, që nga marrja e mandatit në krye të MPJ-së, ka zhvilluar fushatë të fuqishme lobuese në vendet e Amerikës Latine për avancimin e qëndrimeve dhe njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga të gjitha shtetet e kësaj pjesë të botës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare mbledhë përfaqësues kyç rajonalë dhe ndërkombëtarë për dialog jetik dhe pajtim

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Java e Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë shënoi mbrëmë hapjen e Konferencës Ndërfetare në Pejë, e cila do të zhvillohet nga 24-26 maj. Kjo konferencë, e cila bashkon përfaqësues të feve kryesore...më shumë

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë