Ministri Hoxhaj ngushëllon autoritetet e Filipineve pas tajfunit me pasoja në njerëz

Prishtinë, 3 Gusht 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Sekretarit për Punë të Jashtme të Republikës së Filipineve, Albert F. Del Rosario, pas Tajfunit vdekjeprurës që goditi këtë shtet.

Në letër, Ministri Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e madh të Republikës së Kosovës për këtë ngjarje tragjike, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Filipineve.

“Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të shpreh ngushëllimit më të sinqerta për Ju dhe familjarët e viktimave”, thuhet në telegramin e Ministrit Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë