Ministri Hoxhaj uron rizgjedhjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr
Në letër, ministri Hoxhaj ka shprehur urimet dhe konsideratat më të larta për punën e Ministrit Amr.
Hoxhaj po ashtu thekson se qytetarët e Republikës së Kosovës njohin dhe respektojnë përpjekjet e Egjiptit për paqe dhe prosperitet për qytetarët e tij, dhe se këto qëllime të admiruara i ndajnë edhe qytetarët e Kosovës
Me formimin e Qeverisë së re egjiptiane ne shpresojmë se politika e Egjiptit rreth Kosovës do të evoluojë në drejtim pozitiv, thuhet në letrën e Ministrit Hoxhaj, drejtuar homologut Amr.
Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu shpreh vullnetin e plotë për të punuar për së afërmi me Ministrin Amr në përpjekje për forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona dhe për promovimin e shkëmbimeve bilaterale e bashkëpunimit, pasi që ne ndajmë objektiva të ngjashëm, të bazuar në parime të përbashkëta.




Stay Connected with MFA