U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademive Diplomatike të Kosovës dhe të Turqisë

Prishtinë, 3 Gusht 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, dhe homologu i tij turk, Naci Koru, kanë nënshkruar të premten në Prishtinë “Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Republikës së Turqisë”.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Dy zëvendësministrat, kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet e fuqishme bilaterale ndërmjet dy  vendeve, duke theksuar vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të raporteve dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë.

Zëvendësministri Petrit Selimi tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është pjesë e bashkëpunimit intensiv dhe shkëmbimeve të fuqishme ndërmjet dy shteteve.

Ai ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes në fjalë për diplomacinë kosovare, duke pasur parasysh traditën e gjatë dhe rolin e rëndësishme të diplomacisë turke në rajon dhe më gjerë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Turqisë kanë një bashkëpunim shumë të thellë për çështjet në Ballkan, për çështjet e Kosovës, për lobimin për njohje si dhe për situatën e gjerë në botë. Ne i përcjellim me kujdes lëvizjet në botën arabe dhe rolin pozitiv që e ka luajtur Turqia si lojtar aktiv në gjetjen e zgjidhjeve demokratike dhe paqësore për të gjithë popujt në këto treva dhe jemi mirënjohës dhe falënderues për këtë ndihmë që Republika e Turqisë po ia jep Kosovës si para pavarësisë, në procesin e njohjes së pavarësisë si një nga shtetet e para që e ka njohur Kosovën, si dhe tani kur shumë aktivisht Turqia po bëhet një nga investitorët më të mëdhenj ekonomik në Republikën e Kosovës”, tha Selimi, para gazetarëve.

Në anën tjetër, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Naci Koru, ka theksuar se Kosova ka një rëndësi të posaçme për të diplomacinë, shtetin e popullin turk në përgjithësi.

“Kosova është një vend që respektohet dhe duhet shumë nga Republika e Turqisë. Siç dihet ne e kemi njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës dhe ne përzgjedhim gjithnjë diplomatët tanë më të shkëlqyer për Kosovën sepse Kosova është shumë e rëndësishme për ne”, tha Koru.

Ai po ashtu theksoi se prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Turqia ka bërë përpjekje të veçanta për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat me Kosovën.

Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar, Zëvendësministri i Jashtëm turk, Naci Koru, ka theksuar se ky memorandum do të rris edhe më shumë bashkëpunimin akademik e diplomatik ndërmjet dy vendeve, dhe se në kuadër të saj diplomatët nga Kosova do të vijnë në Turqi, do të marrin pjesë në trajnime, simpoziume e konferenca të ndryshme si dhe do të kenë mundësi për shkëmbim të eksperiencave me diplomatët turq.

Lidhur me interesimin medieve rreth kontributit që po jep Turqia për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën , Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, tha se diplomacia turke
po angazhohet fuqishëm në të gjitha format për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.

“Ne që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës jemi përpjekur dhe komi kontribuuar që Kosova të njihet nga sa më shumë vende të ndryshme të botës. Siç dihet kemi ndikim edhe te vendet e ndryshme arabe dhe një numër i shteteve arabe tashmë veç e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, tha Koru.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, po ashtu ka theksuar bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet diplomacisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë edhe në drejtim të rritjes së numrit të shteteve që do ta njohin Kosovën.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë