Doli nga shtypi numri i pestë i periodikut Kosovos New Diplomat
Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.
Në këtë numër të Kosovos New Diplomat mund të lexoni :
- Artikull për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
- Pesë pyetje për Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael L. Giffoni
- Një tekst lidhur me lansimin e Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë
- Reportazh nga qyteti i Prizrenit
- Intervistë me Charlotte Keenan, Shefe Ekzekutive e Fondacionit të ish-kryeministrit Britanik, Tony Blair
- Lajme të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në diplomacinë kosovare, si dhe prezantime të tjera nga fusha ekonomike dhe kulturore në Kosovë.
Buletini dymujor Kosovo's New Diplomat, është një kanal i ri i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.
Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.
Kosovo's New Diplomat është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit KS TALKS EU të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.





Stay Connected with MFA