Doli nga shtypi numri i pestë i periodikut “Kosovo’s New Diplomat”

Prishtinë, 1 Gusht 2012 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka botuar numrin e pestë të periodikut dymujor, “Kosovo’s New Diplomat.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.

Në këtë numër të “Kosovo’s New Diplomat” mund të lexoni :

-        Artikull për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës

-        Pesë pyetje për Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael L. Giffoni

-        Një tekst lidhur me lansimin e Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë

-        Reportazh nga qyteti i Prizrenit

-        Intervistë me Charlotte Keenan, Shefe Ekzekutive e Fondacionit të ish-kryeministrit Britanik, Tony Blair

-        Lajme të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në diplomacinë kosovare, si dhe prezantime të tjera nga fusha ekonomike dhe kulturore në Kosovë.

Buletini dymujor “Kosovo's New Diplomat”, është një kanal i ri i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.

Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.

“Kosovo's New Diplomat” është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit “KS TALKS EU” të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit...më shumë