Ministri Hoxhaj uron homologun zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane
Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane për këtë festë kombëtare.
Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahje që Zvicra ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke theksuar vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.
Ndërkohë që po i forcojmë institucionet demokratike të Kosovës, ekonominë dhe sundimin e ligjit, ne i mbesin mirënjohës Zvicrës për përkrahjen aktive, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrit Hoxhaj.




Stay Connected with MFA