Ministri Hoxhaj uron homologun zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane

Prishtinë, 1 Gusht 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Shefit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter, me rastin e shënimit të 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane për këtë festë kombëtare.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahje që Zvicra ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke theksuar vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Ndërkohë që po i forcojmë institucionet demokratike të Kosovës, ekonominë dhe sundimin e ligjit, ne i mbesin mirënjohës Zvicrës për përkrahjen aktive”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrit Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë