Përcaktohet lista e kandidatëve për anëtarë të personelit diplomatik dhe për drejtues të misioneve konsullore

Prishtinë, 27 korrik 2012 – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka finalizuar procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të personelit diplomatik dhe për drejtues të misioneve konsullore të Republikës së Kosovës.

Në përputhje të plotë me aktet juridike normative, MPJ tashmë ka përfunduar tre fazat e parapara për testimin e kandidatëve që kanë konkurruar në këto dy konkurse, duke arritur të hartojë edhe listën e kandidatëve të përzgjedhur nga komisionet.

Kandidatët konkurrues kanë kaluar në tre faza të testimit, testim nga Komisioni profesional i përbërë nga profesorët e universitetit, testimi nga ana e Komisionit të krijuar nga British Council, për njohjen e gjuhëve të huaja si dhe intervistimi nga Komisioni i MPJ-së. 

Pas shqyrtimit të plotë dhe të detajuar të rezultateve të të gjithë kandidatëve të ftuar në këto tre faza të testimit, MPJ ka hartuar listën e kandidatëve të cilët kanë marrë më së shumti pikë në të tre fazat.

Këtë vit, për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore, në shërbimin e jashtëm do të dërgohen një numër i kufizuar i kandidatëve të përzgjedhur në listë.

Por, të gjithë kandidatët e përzgjedhur në përputhje me rezultatet e testimeve të kryera, kanë fituar të drejtën për të qenë anëtarë të shërbimit diplomatik dhe konsullor, dhe janë kandidatë potencialë për t’u dërguar në misione në faza të ndryshme, kohë pas kohe.

Kandidatët e përzgjedhur për anëtarë të personelit diplomatik dhe për drejtues e nëpunës të tjerë të misioneve konsullore, do të kontaktohen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë