Nesër arrin në Kosovë trupi i poetit Ali Podrimja

Prishtinë, 25 korrik 2012 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka marrë të gjitha masat dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për të sjellë në Kosovë trupin e poetit të madh kosovar, Ali Podrimja, i cili u gjet i vdekur të shtunën, në afërsi të qytetit Lodève të Francës.

Me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministria e Jashtme, përmes Ambasadës së Kosovës në Paris, përveç angazhimit maksimal për gjetjen e poetit Podrimja, tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka aranzhuar plotësisht transportin e trupit të poetit Podrimja në atdhe.

Trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nesër ( E Enjte) në ora 8 e 55 në mëngjes, nga Gjeneva.

Ambasada e Kosovës në Francë gjatë të premtes në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja, ku pritet të marrin pjesë trupi diplomatik i akredituar në Paris, përfaqësues të institucioneve franceze, poetë, shkrimtarë e intelektualë francezë si dhe qytetarë të tjerë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë