Autoritetet franceze dhe ato kosovare po bëjnë të gjitha përpjekjet për gjetjen e vendndodhjes së poetit Ali Podrimja

Prishtinë, 21 korrik 2012 - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me keqardhje ka marrë informacionin nga Ambasada e Kosovës në Francë dhe autoritetet franceze për humbjen e kontakteve me poetin e njohur kosovar, Ali Podrimja.
Shkarko me rezolucion më të madh

Podrimja, po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée” në qytetin e Lodève, ndërsa me zyrtarët dhe kolegët e festivalit i ka humbur kontaktet që nga 17 korriku në mbrëmje.
 
Ndërkohë, me familjarët dhe kolegët në Prishtinë, Podrimja ka kontaktuar për herë të fundit me 18 korrik në mëngjes.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, menjëherë pas marrjes së informacionit, ka komunikuar dhe e ka ngritur këtë çështje në nivelet më të larta të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, gjë që ka rezultuar me një mobilizim të madh të autoriteteve qendrore dhe lokale në Francë në kërkim të poetit Podrimja.

Ministri Hoxhaj vazhdon të jetë në kontakt me autoritetet franceze dhe Ambasadën e Kosovës në Paris, me qëllim që në çfarëdo forme të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të vendndodhjes së z. Podrimja.

Ndërsa, autoritetet franceze pas njoftimit me çështjen dhe konfirmimit të të dhënave të poetit Podrimja, kanë angazhuar xhandarmerinë e qytetit Lodève dhe të gjitha autoritetet tjera kompetente qendrore dhe lokale, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të gjetur vendndodhjen e poetit Podrimja.

Aktualisht, autoritetet kompetente franceze, po shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të hulumtimeve jo vetëm në qytetin e Lodève por edhe në periferinë e qytetit dhe më tej.

Në ndihmë të kërkimeve për gjetjen e vendndodhjes së poetit Podrimja, janë vënë edhe pjesa dërrmuese e stafit të Ambasadës ë Kosovës në Francë, me ç’rast stafi i lartë diplomatik dhe konsullor kanë udhëtuar në qytetin Lodève për të ofruar asistencën e tyre, për të qenë në kontakt të vazhdueshëm  me autoritetet lokale si dhe për përcjelljen e aktiviteteve për gjetjen e poetit Ali Podrimja.

Ndërsa, në Ambasadën tonë në Paris të gjitha aktivitetet janë përqendruar në komunikimin me autoritetet qendrore franceze për gjetjen sa më shpejtë të vendndodhjes së poetit Podrimja.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë