Hoxhaj ngushëllon sekretaren amerikane Clinton për tragjedinë në Kolorado
Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur dhembjen dhe pikëllimin e madh për këtë akt kriminal, i cili u mori jetën 12 qytetarëve amerikanë dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë.
Ministri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me familjarët e viktimave dhe të të plagosurve, me autoritetet amerikane dhe me mbarë kombin amerikan në këto momente të vështira.
Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjejnë dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, thuhet në telegram.
Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për tejkalimin e situatës së krijuar.




Stay Connected with MFA