Lajčák i konfirmon Hoxhajt njohjen e pasaportave të Kosovës nga Sllovakia

Prishtinë, 20 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr sot konfirmimin zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, për vendimin e Qeverisë së Sllovakisë për njohjen e plotë të pasaportave të Republikës së Kosovës.


Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin Lajčák dhe Qeverinë e Sllovakisë për këtë vendim, i cili do të lehtësojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Tash e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës që posedojnë viza Schengen do të kenë mundësi të udhëtojnë edhe në Sllovaki.

Ky vendim vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shtuar përpjekjet për të bindur pesë shtetet e Bashkimit Evropian që t’i bashkohen sa më shpejt pjesës tjetër të BE-së, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare mbledhë përfaqësues kyç rajonalë dhe ndërkombëtarë për dialog jetik dhe pajtim

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Java e Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë shënoi mbrëmë hapjen e Konferencës Ndërfetare në Pejë, e cila do të zhvillohet nga 24-26 maj. Kjo konferencë, e cila bashkon përfaqësues të feve kryesore...më shumë

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë