Ministri Hoxhaj përgëzon liderët e vendeve myslimane me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit
Në letër, ministri Hoxhaj ka përgëzuar përfaqësuesit e këtyre shteteve për fillimin e këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë do të dëshmojnë përkushtimin dhe angazhimin e tyre shpirtëror e fizik, duke rritur më tej dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin, thotë Hoxhaj, në telegramin e urimit.
Ministri i Jashtëm i Kosovës vlerëson se ky muaj paraqet një nga detyrimet më fisnike të besimtarëve myslimanë, gjatë të cilit vlerat njerëzore, toleranca njerëzore, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë ushqehen dhe kultivohen më shumë se më parë.
Ministri Hoxhaj thekson faktin se edhe në Kosovë, në shtetin e ri evropian me një popullsi shumicë myslimane, muaji i shenjtë i Ramazanit po pritet në liri dhe pavarësi.
Për më shumë se katër vjet që kur kemi shpallur pavarësinë tonë, kemi arritur rezultate të dukshme në sferën e brendshme dhe të jashtme. Dhe, ne, llogarisim në mbështetjen tuaj dhe gjithashtu besojmë se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë vetëm se do të thellohen në vitet që vijnë, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.





Stay Connected with MFA