Ministri Hoxhaj dënon sulmin vdekjeprurës kundër shtetasve izraelitë në Bullgari
Ministri Hoxhaj në emër të institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës dënon në mënyrën më të fuqishme të mundshme sulmet e tilla terroriste vdekjeprurëse, ndaj njerëzve të pafajshëm.
Hoxhaj shpreh solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës dhe thekson se qytetarët e Kosovës qëndrojnë pranë popullit izraelit, familjeve të viktimave dhe popullit të Bullgarisë në këto momente të vështira, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të zbardhin dhe të vënë para drejtësisë kryerësit dhe nxitësit e këtij akti vdekjeprurës.




Stay Connected with MFA