Gazeta Metro boton profilin e zëvendësministrit Selimit

Prishtinë, 9 korrik 2012 - Gazeta më e madhe botërore e formatit gratis, Metro ka botuar një intervistë të gjerë dhe profil të zëvendësministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, të titulluar “Selimi: Kosova si Singapori i ri".

Metro botohet në 56 edicione ditore në 15 gjuhë dhe 19 shtete në Evropë, Amerikë dhe Azi dhe lexohet nga 17 milionë lexues.

Zëvendësministri Selimi prezantohet në një seri të veçantë të Metro's dedikuar liderëve të rinj të Evropës.

Para Selimit, profili në Metro iu botua edhe presidentit të ri të Francës, Francois Hollande.

Në profilin editorial të Metro’s thuhet se "Kosova nuk është me shtet i vagabondëve dhe trafikantëve. Ky shtet që ishte viktimë e pastrimit etnik vetëm para 13 vitesh është duke u pozicionuar si në shtet i ri cool i Ballkanit."

Ndër njerëzit kyç në transformimin e Ballkanit, Metro e emëron Selimin, të cilin e titullon "Njeriu i Ri i Ballkanit".

Zëvendësministri Selimi në një intervistë të gjerë flet për progresin e Kosovës në ekonomi dhe krijim të shtetit, për modelet e zhvillimit ekonomik dhe faktin se Kosova është shtet normal me përparësi të ndryshme si borxhin e ultë kombëtar por edhe kulturën e pasur.

Një pjesë e intervistës është dedikuar edhe akuzave të Rusisë që Kosova po trajnon militantët sirianë si dhe eksperiencës së tij në biznes dhe media.

 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në...më shumë

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë