Ministri Hoxhaj u takua me homologen kroate, Pusić

Dubrovnik, 8 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përveç pjesëmarrjes në Samitin “Kroacia 2012” në Dubrovnik, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministren e Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusić.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Hoxhaj dhe Pusić kanë biseduar për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për avancimin e bashkëpunimit politik e institucional, fuqizimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat e kulturës, arsimit etj.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar përkrahjen e Kroacisë në avancimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga ana e Kosovës, të proceseve integruese në struktura euro-atlantike.

Ministrja Pusić ka theksuar vendosmërinë e Kroacisë për t’i ofruar Kosovës tërë ndihmën e nevojshme në proceset integruese, përmes ofrimit të përvojës së suksesshme kroate në këtë rrugë.

Ministri Enver Hoxhaj gjatë Samitit Ndërkombëtar “Kroacia 2012”, ka zhvilluar takime dhe me shumë përfaqësues të lartë të shteteve të tjera, përfshirë edhe vendeve që ende nuk kanë marrë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Hoxhaj ka zhvilluar një takim të veçantë me zëvendësministrin e Çështjeve Evropiane të Egjiptit, Amr Helmy, nga i cili ka kërkuar njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga Egjipti.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë