Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Ministri Hoxhaj merr pjesë në konferencën “Miqtë e popullit sirian” në Paris

Paris, 5 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot në Paris, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Francë, ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në konferencën “Miqtë e popullit sirian”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë mbi 100 delegacione të shteteve të botës, në mesin e të cilëve do të jetë edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga ministri Hoxhaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i “pranverës arabe” ka mbështetur tranzicionin demokratik dhe largimin e regjimeve autoritare si dhe aspiratat e popujve për dinjitet njerëzor, të drejta të njeriut dhe për demokraci në të gjitha vendet: Tunizi, Egjipt, Libi dhe Siri.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, menjëherë pas tranzicionit demokratik ka vizituar Egjiptin si dhe në Prishtinë ka pranuar përfaqësues të opozitës së Sirisë, duke ofruar mbështetje publike për kauzën e tyre.

Konferenca “Miqtë e popullit sirian”, do të zgjasë dy ditë, ndërsa ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në Paris, do të takojë shumë liderë botërorë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Telegram i ministrit Hoxhaj në 13 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA

11.09.2014

Prishtinë, 11 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 13 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka dërguar një telegram sekretarit amerikan të Shtetit...më shumë

Hoxhaj takon ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë

10.09.2014

Prishtinë, 10 shtator 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është pritur nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.më shumë