Ministri Hoxhaj uron sekretaren Clinton me rastin e 236 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve

Prishtinë, 4 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me rastin e shënimit të 236 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një telegrami urimi, ministri Hoxhaj, në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, ka uruar sekretaren Clinton dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.
 
“4 Korriku i vitit 1776, shënon pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, kjo datë shënon një epokë të re për vlerat e jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anekënd botës”, ka thënë Hoxhaj, duke theksuar se Republika e Kosovës është dëshmitare e këtyre vlerave që SHBA-të kanë sjellë në botë.

“Ndërkohë që ne po i forcojmë institucionet demokratike, ekonominë, dhe sundimin e ligjit, qytetarët e Kosovës i mbesin mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen aktive. Kjo mbështetje ishte jo vetëm në njohjen ndërkombëtare të Kosovës por po ashtu në bërjen e një shteti funksional dhe solid. Andaj, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë të shenjta”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka shprehur besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe popujve do të thellohen edhe më tutje.

“Me këtë rast festiv, i urojmë të gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara një kremtim të gëzuar me paqe dhe prosperitet edhe në vitet në vazhdim”, thuhet në fund të letrës së ministrit Hoxhaj dërguar sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë