Ministri Hoxhaj dënon rrëzimin e aeroplanit turk nga regjimi i Assad-it
Republika e Kosovës i bashkohet shteteve demokratike të botës dhe Këshillit të NATO-së në kundërshtimin dhe dënimin e këtij sulmi, i cili është i papranueshëm për popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut. Republika e Kosovës mbështet aspiratat e popullit sirian për liri, dinjitet njerëzor dhe të drejta politike, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.



Stay Connected with MFA