Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Maqedoni

Prishtinë, 24 qershor 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nesër fillon një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin, Nikola Gruevski, homologun maqedonas, Nikola Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi.

Hoxhaj po ashtu do të marrë pjesë në disa programe të organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësues të ndryshëm të politik dhe të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë

Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me selinë e saj në Prizren

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i jap Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, një objekt me vlera historike në qytetin e Prizrenit. më shumë