Dhënia e vizave të BeH për qytetarët e Kosovës
Përveç një formulari të aplikacionit të plotësuar për vizë të BeH, aplikuesit duhet të kenë një letër ftesë nga nikoqiri/organizuesi.
Në rast se nikoqiri/organizuesi është një mision i akredituar në BeH (Delegacion i BE-së, Ambasada, OSBE, KE etj.), nikoqiri/organizuesi duhet ta dërgojë një letër në MPJ për të kërkuar vizë të BeH. Letra duhet të përmbajë emrat e personave të ftuar, qëllimin e vizitës dhe periudhën kohore për vizitën. Brenda tre ditëve të punës MPJ-ja do ti përgjigjet nikoqirit/organizuesit me një kopje në tri ambasadat e BeH në fjalë.
Nikoqiri/organizuesi duhet ti njoftojë të ftuarit dhe ti lusë ata që të aplikojnë për një vizë të BeH në njërën nga ambasadat e BeH të lartpërmendura. Ambasadës/seksionit Konsullor të BeH atëherë i nevojiten deri në tri ditë pune për kontroll të sigurisë dhe nëse rezulton i pastër, procedohet me dhënien e vizës.
Aplikuesi për vizë duhet të vijë në ambasadën e BeH personalisht (përjashtim bëjnë ata të cilët posedojnë pasaporta diplomatike dhe zyrtare). Aplikuesi për vizë nuk duhet të shkojë personalisht për ta marr pasaportën.
Në rast të TAIEX, ftesa duhet të bëhet nga nikoqiri në vendin (institucionin, ministrinë, agjencinë etj.). Nuk nevojitet notë verbale nga ana e KE-së ose delegacionit të BE-së.
Në rast se vizita është private (vizitë tek shokët/shoqet dhe të afërmit ose të natyrës biznesore), letër ftesa duhet të ofrohet nga ftuesi dhe të jetë e vulosur nga Shërbimi për Punë të Jashtme (ShPJ). Kjo mund të bëhet në Sarajevë, por edhe në ndonjërën nga zyrat e tyre në terren.
Përveç letrës ftesë, bashkë me aplikacionin duhet të ofrohen edhe dokumentet mbështetëse normale, siç janë dokumenti valid i udhëtimit, një foto dhe një dëftesë e tarifës së paguar në shumën prej 31 eurove etj.
Ekzistojnë shumë informata në dispozicion në uebfaqet e ambasadave të BeH. Stafi i ambasadës mund po ashtu do të ofrojë mbështetje të mëtejshme në atë që është e nevojshme.
Sipas MPJ-së së BeH, ata kanë pranuar 10 herë më shumë aplikacione vizash në dy muajt e kaluar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri tani, vetëm një aplikacion është refuzuar. Të gjithë aplikuesit janë kontrolluar në databazë nëse janë të kërkuar nga Interpoli, janë në procedura gjyqësore dhe nëse janë deportuar më herët.
Sa i përket regjimit të vizave, kjo merr kohë një ose dy javë. Prandaj, ne do ti rekomandonim të gjithëve që të aplikojnë 10 ditë pune para eventit/seminarit për të qenë në anën e sigurt.




Stay Connected with MFA