Hoxhaj priti drejtorin britanik për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së Owen Jenkins

Prishtinë, 21 qershor 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në një takim, drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Zyrën e Jashtme dhe të Commonwealth britanik (FCO), z. Owen Jenkins.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar z. Jenkis për mbështetjen që ai dhe shteti i tij kanë dhënë për Republikën e Kosovës në shtetndërtimin e brendshëm dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.

Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Jenkis për progresin që po arrihet në Kosovë, avancimin e proceseve të brendshme dhe forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, drejtori për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Zyrën e Jashtme dhe të Commonwealth britanik (FCO), z. Owen Jenkins shprehu vlerësimin për reformat që janë ndërmarr në Republikën e Kosovës dhe shprehi bindjen se Kosova ka perspektivë të qartë euroatlantike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë