Hoxhaj priti drejtorin britanik për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së Owen Jenkins
Ministri Hoxhaj e ka falënderuar z. Jenkis për mbështetjen që ai dhe shteti i tij kanë dhënë për Republikën e Kosovës në shtetndërtimin e brendshëm dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.
Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Jenkis për progresin që po arrihet në Kosovë, avancimin e proceseve të brendshme dhe forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, drejtori për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Zyrën e Jashtme dhe të Commonwealth britanik (FCO), z. Owen Jenkins shprehu vlerësimin për reformat që janë ndërmarr në Republikën e Kosovës dhe shprehi bindjen se Kosova ka perspektivë të qartë euroatlantike.



Stay Connected with MFA