Përfundon konferenca e Institutit "Aspen" në Kosovë
Konferenca e titulluar Arkitektura e Ardhshme e Sigurisë në Evropën Juglindore: kornizimi i çështjeve është evenimenti i parë që është organizuar nga "thinktanku" i njohur amerikan.
Pjesëmarrësve të konferencës iu kanë drejtuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ndërsa mbi 30 mysafirë të ndryshëm nga SHBA-të, Rusia, Gjermania, Ukraina, Turqia, Serbia, Kroacia, etj, kanë diskutuar në panelet e ndryshme mbi identitetin etnik si faktorë të mundshëm të çështjeve të sigurisë, rreziqet jo-tradicionale të sigurisë, kornizat e mundshme të bashkëpunimit rajonal, etj.
Mysafirë të konferencës ishin drejtori i FBI-së për Ballkan, drejtori për Ballkan dhe Kaukaz në Kancelarinë Gjermane, zëvendësi i Asistentit të Departamentit të Shtetit, ish-drejtori i EUROPOL, deputetë gjermanë, profesorë akademikë nga universiteti Harvard, London School of Economics, drejtorët për çështje rajonale të Maqedonisë dhe Kroacisë, si dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe drejtorë të OJQ-ve kryesore nga Kosova.


Stay Connected with MFA