Ambasadori Skender Xhakaliu i dorëzoi kredencialet presidentit Joachim Gauck

Berlin, 19 qershor 2012 - Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, u takua me presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, dhe zyrtarisht i dorëzoi letrat kredenciale si Ambasador i Republikës së Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ambasadori Xhakaliu u prit me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti gjerman Joachim Gauck.

Në një bisedë tejet miqësore, presidenti gjerman i uroi ambasadorit Xhakaliu mirëseardhje dhe shprehu bindjen e tij se marrëdhëniet tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe me tej.

Me këtë rast ambasadori Xhakaliu dhe presidenti gjerman Gauck, biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës me ç´rast presidenti gjerman theksoi se shteti i tij vazhdon të mbetet e përkushtuar në përkrahjen e shtetit të Kosovës për ndërtimin e institucioneve demokratike.

Presidenti Gauck shtoi se Gjermania do të ofrojë mbështetjen e saj te plotë për integrimin e mëtutjeshëm të Kosovës në institucionet euroatlantike.

Në fjalën e tij, ambasadori Xhakaliu përcolli përshëndetjet e presidentes Jahjaga dhe urimet e sinqerta të popullit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ambasadori Xhakaliu theksoi synimin e pandërprerë të Kosovës që si shtet i lirë dhe demokratik të vazhdojë thellimin marrëdhënieve me shtetin gjerman, mbështetur në miqësinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për popullin gjerman.

Në ceremoninë në Pallatin Bellevue, ambasadori Xhakaliu u shoqërua nga i gjithë stafi  diplomatik dhe konsullor në Berlin.

Ambasadori Xhakaliu është ambasadori i dytë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë