Hoxhaj: Tony Blair simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës

Prishtinë, 18 qershor 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, kanë pritur në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, i cili po qëndron në një vizitë në Prishtinë.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj gjatë takimit vlerësoi lartë figurën dhe lidershipin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.

Ai tha se Blair është simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës për qytetarët e Kosovës.

Ministri Hoxhaj falënderoi ish-kryeministrin britanik për kontributin e jashtëzakonshëm që ai dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për konsolidimin e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet.

Hoxhaj njoftoi ish-kryeministrin Blair për zhvillimet në Kosovë, progresin e brendshëm dhe për forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Ne përulemi me një mirënjohje të thellë para jush për lirinë e Kosovës. Shprehim mirënjohje të madhe për qindra dhe mijëra qytetarë britanikë, para shumë ushtarëve, të cilët parandaluan asgjësimin tonë fizik dhe kontribuuan aq shumë për Kosovën. Para shumë diplomatëve të cilët ishin zëri më racional në prezantimin e çështjes sonë, para shumë gazetarëve apo akademikëve që nuk heqin dorë nga kërkimi i drejtësisë”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, ish-kryeministri britanik Tony Blair, duke shprehur gëzimin për vizitën në Kosovën, ka vlerësuar progresin që po arrin Republika e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtutjeshme.

Blair u shpreh i lumtur për mundësinë që t’i involvojë universitetet kosovare në rrjetin global në universiteteve më të mira, ku ligjërohet programi i tij “Globalizimi dhe besimet”.

Në këtë aspekt, ministri Hoxhaj shprehu përkrahjen e fuqishme të Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë iniciativë të çmuar të ish-kryeministrit Blair, duke theksuar rëndësinë dhe impaktin që do të ketë ajo në fuqizimin e sistemit akademik universitar të Kosovës.

Ndërkaq, Blair falënderoi ministrin Hoxhaj për përkrahjen e ofruar si dhe për mbështetjen që MPJ e Kosovës ka dhënë në çështjen e dialogut ndërfetar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë