Ministri Hoxhaj ngushëllon homologun ukrainas pas aksidentit i cili i mori jetën pesë njerëzve

Prishtinë, 10 qershor 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kostyantyn Gryshchenko, pas aksidentit që ka ndodhur të dielën në afërsi të Kievit, ku u rrëzua një aeroplan me parashutistë duke i marrë jetën pesë njerëzve dhe duke lënë të plagosur 13 të tjerë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e aksidentit.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.

Mediet ndërkombëtare, duke iu referuar Ministrisë për Situata Emergjente të Ukrainës, njoftojnë se një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë përpjekjeve për aterrim afër kryeqytetit Kiev, pas shtrëngatës që përfshiu zonën. Në aeroplan ndodheshin 16 parashutistë dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve pesë kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë