Kryeministri Thaçi u takua me homologun japonez, Yoshihiko Noda

Prishtinë, 8 qershor 2012 - Në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, takoi Kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Kryeministri Thaçi falënderoi Kryeministrin Noda për mbështetjen që i ka dhënë Japonia Kosovës tash e 13 vite, si dhe shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e popullit të Kosovës për popullin Japonez, pas tërmetit dhe cunamit, që ka goditur Japoninë vitin e kaluar.

Kryeministri Thaçi gjithashtu falënderoi Kryeministrin Noda për mikpritjen e ngrohtë, që i bëri ai personalisht dhe shteti i Japonisë gjatë vizitës.

Kryeministri Thaçi e informoi Kryeministrin Noda për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Kryeministri Thaçi gjithashtu përmendi suksesin që ka arritur Kosova në vitet e fundit në fushën e zhvillimit ekonomik, duke i dhënë një theks të veçantë rëndësisë së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve nga Japonia.

“Kosova është një vend i vogël, por i mundësive të mëdha. Ne tani duhet të mbyllim kapitullin e asistencës dhe të hapin kapitullin e zhvillimit dhe investimeve. Kosova ofron mundësi të mëdha për investime sidomos në fushën e minierave, energjisë, bujqësisë dhe turizmit”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Kryeministri Noda falënderoi Kryeministrin Thaçi për vizitën që po i bën Japonisë, si dhe falënderoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen dhe solidaritetin e shprehur pas tërmetit dhe cunamit të vitit të kaluar.

Kryeministri Noda shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Japonisë.

“Ju jeni takuar me akterët kryesor shtetëror dhe institucional në Japoni dhe vizita juaj paraqet një bazament solid për të thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, u shpreh Kryeministri Noda.

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë