Kryeministri Thaçi takoi Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madhGjatë takimit, Kryeministri Thaçi falënderoi Gemba për përkrahjen që Japonia po i jep Kosovës në mënyrë të vazhdueshme .
Japonia është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është ndër shtetet që kanë ndihmuar më së shumti Republikën e Kosovës që nga përfundimi i luftës e deri më sot theksoi Kryeministri Thaçi.
Kryeministri i Kosovës vuri theks të veçantë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Japonisë në fushën e ekonomisë, bujqësisë, shkencës, arsimit dhe kulturës. Kryeministri Thaçi theksoi se tani është momenti i duhur për avancimin e raporteve tona ndërshtetërore duke e përqendruar bashkëpunimin në aspektin ekonomik dhe atë tregtar.
Ministri i Jashtëm Gemba konfirmoi përkrahjen e Qeverisë japoneze duke shprehur mbështetjen e plotë për Kosovën dhe vizionin e saj për anëtarësim në BE dhe në NATO.
Japonia ndihet krenare që ka ndihmuar popullin e Kosovës dhe do të vazhdoj të bëjë një gjë të tillë edhe në të ardhmen theksoi ministri Gemba.
Gjatë ditës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua edhe me Zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme Kazuyuki Hamada.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi e falënderoj Hamada për pritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e diplomacisë japoneze për njohje të Republikës së Kosovës, lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe ndihmën dhe mbështetjen dhënë Kosovës në shumë sfera prej kohës së pasluftës e deri më tani.
Në veçanti, kryeministri Thaçi e falënderoi Hamada për angazhimin e tij personal si promotor i fuqishëm i Kosovës në Japoni, duke mundësuar edhe realizimin e kësaj vizite historike, që është vizita e parë e një Kryeministri të Kosovës në Japoni.
Nga ana e tij, Hamada i shprehu mirëseardhje kryeministrit Thaçi, ndërsa vizitën e cilësoi të një rëndësi të veçantë dhe në kohën e duhur për të thelluar bashkëpunimin bilateral në mes të dy vendeve dhe fokusimin në fusha të veçanta.
Është kënaqësi të bashkëpunoj me vendin tuaj, theksoi Hamada, duke premtuar vazhdimin e angazhimit të tij në ndihmë Kosovës, në arritjen e njohjeve dhe në promovimin e Republikës së Kosovës në Japoni.


Stay Connected with MFA