Kryeministri Thaçi në ditën e parë të vizitës zyrtare në Japoni takoi kryetarin e Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme
Në ditën e parë të vizitës, kryeministri Thaçi u takua me Hiroyuki Ishige, kryetar i Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme, (Japan External Trade Organization).
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dy shteteve dhe mundësitë e investimeve që ofron Republika e Kosovës për investitorët e huaj.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi e njoftoi z. Ishige për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në krijimin e ambientit të favorshëm për nxitjen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë, si dhe u bëri thirrje bizneseve japoneze që të investojnë në Kosovë.
Nga ana e tij, z. Ishige shprehu gatishmërinë e tij dhe të organizatës që ai drejton për të punuar ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të informuar bizneset japoneze për mundësitë që i ofron Kosova.
Gjatë qëndrimit në Japoni, kryeministri Thaçi do të takohet edhe me lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar Naruhito. Po ashtu, do të ketë takim me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, si dhe ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano.






Stay Connected with MFA