Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Londrës
Gjatë zhvillimit të Forumit të 15 Diplomatik të Dubrovnikut, në të cilin mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, u negociua dhe më pas u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të MPJ të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Londrës, e cila është pjesë e University of East Anglia, në Londër.
Memorandumi u nënshkrua nga zëvendësministri Gashi dhe drejtori i Akademisë Diplomatike të Londrës, Nabil Ayad.
Përmes këtij memorandumi të dy akademitë shprehin synimet e tyre që në princip të fascilitojnë dhe zhvillojnë raportet e tyre në fusha të bashkëpunimit që janë me interes të dyanshëm.
Specifikisht marrëveshja parasheh bashkëpunim në përgatitjen e kurrikules dhe kurseve akademike dhe akreditimin e tyre.
Marrëveshja do të ketë kohëzgjatje 3 vjet, por me mundësinë e përtëritjes së saj.





Stay Connected with MFA