Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Londrës

Prishtinë, 31 maj 2012 - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në fazën e saj të etablimit po arrin marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti me institucione homologe nga rajoni dhe bota.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë zhvillimit të Forumit të 15 Diplomatik të Dubrovnikut, në të cilin mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, u negociua dhe më pas u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të MPJ të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Londrës, e cila është pjesë e “University of East Anglia”, në Londër.

Memorandumi u nënshkrua nga zëvendësministri Gashi dhe drejtori i Akademisë Diplomatike të Londrës, Nabil Ayad.

Përmes këtij memorandumi të dy akademitë shprehin synimet e tyre që në princip të fascilitojnë dhe zhvillojnë raportet e tyre në fusha të bashkëpunimit që janë me interes të dyanshëm.

Specifikisht marrëveshja parasheh bashkëpunim në përgatitjen e kurrikules dhe kurseve akademike dhe akreditimin e tyre.

Marrëveshja do të ketë kohëzgjatje 3 vjet, por me mundësinë e përtëritjes së saj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë