Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi pas zjarrit me pasoja të tmerrshme që ka ndodhur në Katar

Prishtinë, 29 maj 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani, pas zjarrit që ka shpërthyer në një qendër tregtare në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku mbetën të vdekur 13 fëmijë dhe 6 njerëz të tjerë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e këtij zjarri të tmerrshëm, me pasoja tragjike.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.

Një zjarr i cili ka shpërthyer në një qendër tregtare të hënën në Doha të Katarit, ka lënë të vdekur 19 persona, prej të cilëve 13 fëmijë.

Mediet ndërkombëtare njoftojnë se viktimat janë shtatë vajza, gjashtë djem, katër mësues dhe dy kujdestarë të qendrës. Po ashtu, sipas medieve, katër nga viktimat janë spanjollë, tre nga Zelanda e Re, dy nga Afrika e Jugut dhe një nga Franca. Nacionaliteti i viktimave të tjera ende nuk dihet.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë