Ministri Hoxhaj ngushëllon homologun italian pas tërmetit që ka goditur veriun e Italisë

Prishtinë, 29 maj 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, pas tërmetit që ka goditur të martën, pjesën veriore të Italisë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e tërmetit të fuqishëm që ka goditur shtetin mik, Italinë.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.

Tërmeti me intensitet prej 5.8 shkallë të Rihterit goditi Italinë rreth orës nëntë të mëngjesit, të së martës, rreth 40 kilometra në verilindje të qytetit të Bolonjës, dhe është dëgjuar deri në Venecia. Mediet ndërkombëtare raportojnë së ky tërmet deri më tani, ka shkaktuar së paku 10 viktima.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë