Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet akademive Diplomatike të Kosovës dhe të Kroacisë

Prishtinë, 27 maj 2012 - Prej 24 deri më 26 maj në Dubrovnik ka zhvilluar punimet Forumi i 15 Diplomatik i Dubrovnikut në të cilin morën pjesë diplomatë, ambasadorë, akademikë, zyrtarë të lartë qeveritar nga më shumë se tridhjetë vende të botës. Forumi i zhvilloi punimet në temën “Diplomacia dhe Diologu Ndërkulturor”.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u përfaqësua në këtë Forum nga zëvendësministri Ibrahim Gashi dhe Sylë Ukshini, drejtor për Marrëdhenie Rajonale.

Gjatë punimeve të Forumit, delegacioni i MPJ-së i kryesuar nga zëvendësministri Gashi zhvilloi takime jo formale me përfaqësues të qeverive dhe të botës akademike nga shumë vende të botës.

Gashi pati një takim me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Michael Frendo, të cilin e falënderoi për kontributin që vendi i tij dhe ai personalisht ka dhënë dhe po jep në procesin e njohjeve për Kosovën, sidomos në grupin e shteteve të Coumonwelth-it dhe e ftoi atë ta vizitoj Kosovën.

Zevendësministri i Jashtëm Gashi gjatë punimeve të Forumit po ashtu pati një takim me kryetarin e Senatit të Universitetit të Bukureshtit, Vlad Nistor, dhe me drejtorin e Akademisë Diplomatike të Londrës, Nabil Ayad.

Ditën e fundit të punimeve të Forumit u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit dhe i Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të MPJ-së së Republikës së Kosovës dheAkademisë Diplomatike të MPJ–së së Kroacisë. Memorandumi u nënshkrua nga dy zëvendësministrat e Jashtëm, Ibrahim Gashi dhe Joshko Klisovic. Bashkëpunimi do të ketë fokus shkëmbimin e eksperiencave, të ekspertëve dhe ofrimin e programeve trajnuese për stafin diplomatik dhe konsullor të MPJ-së së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast të dy zëvendësministrat e Jashtëm konfirmuan se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kracisë janë shumë miqësore dhe bashkëpunimi i ndërsjellë është shumë intensiv.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të CEI-së (Central European Initiative), që u zhvillua në Dubrovnik ka zhvilluar një sërë takimesh edhe me shumë diplomatë e ekspertë evropianë dhe të vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe të vendeve që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Gashi më këtë rast mbajti edhe një ligjëratë të shkurtër para diplomatëve, akademikëve dhe stafit të Akademisë Diplomatike të Kroacisë dhe pjesëmarrësve të këtij forumi nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Hungaria, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, dhe organizatat e “Central European Iniciative, Regional Cooperation Council”.

Po ashtu, në Podgoricë, zëvendësministri Ibrahim Gashi ka zhvilluar një takim me drejtorin për Çështje Bilaterale në MPJ të Malit të Zi, ambasadorin Ramiz Bašić, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat ndërmjet dy vendeve.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë