Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Skender Xhakaliu

Prishtinë, 24 maj 2012 - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, zotëri Skender Xhakaliu, të cilin e udhëzoi për detyrën në shërbim të vendit në një vend mik çfarë është Gjermania.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ajo shprehu përkushtimin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të zhvillohen dhe të përparohen më tej, si dhe shprehu falënderimin për ndihmën dhe përkrahjen që po e jep shteti gjerman në rrugën e integrimeve euroatlantike për Kosovën.

Skender Xhakaliu u dekretua më herët dhe pas marrjes së agrementit u emërua ambasador në Republikën Federale të Gjermanisë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë