Ambasadori Lulzim Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Finlandës

Helsinki, 24 maj 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Helsinki i dorëzoi sot Letrat Kredenciale Shkëlqesisë së Tij Z. Sauli Niinisto, President i Republikës së Finlandës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ambasadori Peci i përcolli Presidentit Niinisto përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe dëshirën e saj për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve. Ambasadori Peci e falenderoi Presidentin Niinins për përkrahjen e gjithanshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës, dhe theksoi se marrëdhëniet në mes të  dy vendeve janë prioritet i lartë i politikës së jashtme të Kosovës. Në vazhdim, ai e informoi Presidentin Niinisto për progresin e gjithëmbarshëm të arritur në Kosovë dhe sfidat në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë.

Presidenti Niniisto i përcolli përshëndetjet e tij për Presidenten Jahjaga dhe theksoi se Kosova ka vend të veçantë në zemrat e finlandezëve. Ai i cilësoi marrëdhëniet në mes dy vendeve si të karakterit të veçantë, dhe e siguroi Ambasadorin Peci se Finlanda do të vazhdojë të përkrahë fuqimisht Kosovën.

Ambasadori Peci, në fund të audiencës, u falenderua për përkrahjen e Presidentit Niinisto dhe shprehu përkushtimin e tij në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve me një miqësi tanimë të rrënjosur.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit Niinisto,  Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Finlandës si mision diplomatik jorezident i akredituar në Helsinki.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë