Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi homologut italian pas tërmetit që ka goditur Italinë

Prishtinë, 21 maj 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, pas tërmetit që ka goditur Italinë, të dielën.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e tërmetit të fuqishëm që ka goditur regjionin e Emilia-Romagnas.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në telegram.

Tërmeti me intensitet prej 6 shkallë të Rihterit goditi Italinë në mes të natës së të dielës, rreth 35 kilometra në veri të qytetit të Bolonjës, në regjionin e Emilia-Romagnas, duke vrarë shtatë njerëz dhe lënduar së paku pesëdhjetë të tjerë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë