Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi homologut Haxhinasto pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur në afërsi të Himarës
Në këto qaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi, thuhet në telegram.
Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 50 studentë në bord ka rënë në humnerë.



Stay Connected with MFA